Lajmet e fundit

Krahas hetimit të nisur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e Kelmend Balilit, një procedim ka nisur edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Për Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë njeriu më i kërkuar i momentit në Shqipëri, dyshohet te jete njoftuar nga efektivë policie për aksionet që do të kryheshin në zonën e Sarandës dhe Delvinës.
Hetimi ka nisur pas disa indiceve konkrete dhe në sitën e hetuesve do të kalojnë tabulatet telefonike të disa oficerëve të policisë. Prokuroria dhe policia kane bindjen se Balili ndodhet ende në territorin shqiptare./ TV KLAN /