Prokuroria Themelore në Gjilan ka marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e A.S., nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë dje në rrjete sociale.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se hetimi në fjalë bëhet pas postimeve nga qytetarët të të dëmtuarës A.S., me lëndime të rënda trupore.
Prokuroria shton se e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet hetimore, lidhur me këtë çështje penale.
"Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si "Trafikimi me njerëz", nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës".
"Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.