Lajmet e fundit

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë çështjen e bujshme ‘Doshi’, me protagonistë Tom Doshi, Mark Frrokun e Durim Bamin të akuzuar për kallëzim të rremë në bashkëpunim.
Lidhur me çështjen ‘Doshi’, ku përfshinë emra të zyrtarëve të lartë të politikës në Shqipëri, prokuroria zhvilloi tre muaj hetime intensive, ku dhanë disa herë dëshmitë e tyre jo vetëm protagonistët, por edhe përfaqësues të politikës, që nga kryeministri Edi Rama, kreu i kuvendit, Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha etj.
Në përfundim të këtyre hetimeve prokuroria ka përfunduar akuzën e vet për kallëzim të rremë në bashkëpunim mes Doshi, Frrokut dhe Bamit pasi sipas akuzës të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fabrikuar prova të rreme, siç është videoja ku Durim Bami pranon para Tom Doshit se ishte paguar nga Ilir Meta që ta vriste.
Sipas burimeve nga prokuroria komploti vrasjes ndaj dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi është bërë me qëllim që të niste një procedim penal në drejtim të Ilir Metës, me të cilin mendohet se Doshi ka pasur mosmarrëveshje politike.