Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale përmes një kumtese për media ka bërë me dije se dje , ka urdhëruar ndalimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Sali Mekaj.
Urdhër ndalimin për 48 orë prokuroria e ka bërë për shkak të dyshimit të bazuar se Mekaj ka kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
"Po mbrëmë është ndaluar edhe e dyshuara V.G., për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale” “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 “Bashkëkryerja”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës' bën të ditur prokuroria.
Lidhur me këtë rast prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë aktvendim për fillim të hetimit, transmeton Klan Kosova.