Lajmet e fundit

Prokurori në rastin e ish deputetit të PDK-së, Azem Syla, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të për shkak të ndikimit që ky rast mund të ketë.
Policia ishte vënë në kërkim të ish-deputetit nga radhët e PDK-së që nga dita e mërkurë, njofton Klan Kosova.
Ai po dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Bashkë me Sylën i cili dyshohet se ishte udhëheqës i një grupi të madh kriminal të kërkuar janë edhe 50 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.