Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar për tu takuar me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj.
Ky i fundit në vazhdën e takimeve të ndryshme javore, ditën e premte nga ora 13:00 – 15:00, e ka të caktuar për takime me qytetarë në zyrën e tij, për të gjitha palët e interesuara.
Në një njoftim për media thuhet se interesimi i qytetarëve për tu takuar me Kryeprokurorin deri më tani ka qenë i kënaqshëm, transmeton Klan Kosova.