Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, e ka konfirmuar se ndaj 15 kryesuesve të ndaluar në Malishevë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës.
Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, transmeton Klankosova.tv
"Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 (pesëdhjetë e tetë) persona, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) kryesues dhe 43 (dyzet e tre) komisionerë. Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi." - thuhet në njoftim.
Ndryshe, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka përcjellë nga mëngjesi aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka mësuar se po shqyrtohen mundësitë që sonte të mbahet seanca, pas kërkesës që ky institucion e ka drejtuar ndaj gjykatës respektive.
https://klankosova.tv/15-te-ndaluarit-per-dallavere-me-vota-ne-malisheve-sonte-perballe-gjyqtarit-per-paraburgim1/