Lajmet e fundit

Bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të katër partive më të mëdha VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike vazhdojnë sot, ndërsa në rend dite është çështja e prokurorit publik special.
Sipas informacioneve jozyrtare, qëndrimi i opozitës është se funksionimi i prokurorit publik dhe kompetencave të tij, mënyra e zgjedhjes, duhet të rregullohen me ligj të posaçëm, ndërsa pushteti vlerëson se kjo mund të rregullohet me rregullativën ekzistuese ligjore.
Ndryshe, Prokurori i cili duhet të ketë pavarësi të plotë në punën e tij, duhet të zgjedhet më 15 shtator. Takimi i sotëm do të mbahet në Klubin e deputetëve gjatë mbrëmjes./Zhurnal.mk