Lajmet e fundit

Janë të thirur për të ndarë drejtësi.
Mirëpo ka raste kur edhe gjykatësit e prokurorët bëjnë shkelje.
Bile për këto arsye disa nga ta po përballen edhe me ankesa që qytetarët parashtrojnë në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.
Vetëm në muajt e parë të vitit 2015, 165 ankesa të këtilla janë adresuar në këtë organ, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa në tërë vitin 2014, në zyrën e Prokurorit Disiplinor arritën mbi 550 ankesa.
Zyrtarët e Këshillit Ggjyqësor, i kanë thënë Klan Kosovës se nga Zyra e Prokurorit Disiplinor kanë pranuar 15 raste përfundimtare për vitin 2014 ndërsa në 3 mujorin e parë kanë pranuar 12 raporte.
Pas këtyre raporteve KGJK-ja, ka suspenduar një gjykatës, ndërsa një tjetër e kanë përjashtuar nga puna.
Ndërkohë kanë shqiptuar edhe masa si ulje page e qortime të ndryshme.
Kronikë nga Dibran Istrefi.