Lajmet e fundit

Në Parlamentin e Kosovës javën e ardhshme, deputetët kosovarë mund ta kenë para vetës Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale.
Sipas burimeve të gazetës Zëri të gjitha gjasat janë që javën që vjen me procedurë të përshpejtuar të futet në rënd dite Projektligji për Gjykatën Speciale.
Po të njëjtat burime thonë se partnerët e koalicionit bashkë me minoritetet janë duke bërë përpjekjet e fundit që t’i sigurojnë dy të tretat e votave të deputetëve me mbështetjen e 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.