Lajmet e fundit

Ka nisur sot në Komisionin për Legjislacion të shqyrtohet në parim, Projektligji për Referendum.
Projektligji për Referendum pas shumë diskutimesh ka marr dritën e gjelbër për tu dërguar për lexim shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Megjithatë në mbledhjen e këtij komisioni më shumë po diskutohet se kush e bëri draftligjin e kush propozoi një projektligj të tillë, njofton Klan Kosova.
Akuza e kundër akuza kanë shpërndarë mes vete Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, e cila tha se Kosova është dashur qysh moti të ketë ligjin që lejon referendumin në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
Veç tjerash, Haxhiu theksoi edhe një varg vërejtjesh në projektligjin e propozuar nga PSD. Sipas saj projektligji ka mungesa në përmbajtje.
Ndërsa Frashër Krasniqi nga PSD ka thënë se ky ligj ka disa mangësi duke e kundërshtuar Albulena Haxhiun pasi sipas tij Projektligji për Referendum nuk është pronë e Vetëvendosjes.
Krasniqi kërkoi që Kosova sa më shpejt ta ketë këtë ligj.