Lajmet e fundit

Ministri Financave, Avdullah Hoti të dielën, në një konferencë për medie ka njoftuar që kanë përmbyllur procesin e hartimit të Projektligjit për Prokurimin Publik.
Ky projektligj është vlerësuar ndër më problematikët në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.
Kjo për arsye se 700 milion euro kalojnë nëpër procedurat e prokurimit. Ky projektligj do të thjeshtësojë procedurat e prokurimit dhe nga një janari pritet që gjithë këto procedura të kryhen në mënyrë elektronike. Kjo do të mundësoj kursimin e 12% të vlerës së parave që shkojnë përmes procedurave të prokurimit, apo do të kursehen rreth 80 milion euro.
Përmes këtij sistemi të gjitha veprimet e prokurimit do të jenë publike, dhe çdo veprimtari e zyrtarëve do të gjurmohet shumë lehtë. Hoti ka njoftuar se qeveria e shtetit ka pas një përformancë të jashtëzakonshme duke rritur të hyrat mbi 7% në përgjithësi. Gjithashtu Hoti ka njoftuar se projektligji për buxhetin e shtetit është në fazën finale, dhe para datës 31 tetor do të procedohet për në Kuvend.
Por ministri i financave ka thënë se kriza në kuvend po ndikon negativisht edhe në ekonomi, kjo pasi që disa marrëveshje ndërkombëtare janë duke pritur për tu miratuar në kuvend e problem do të jetë edhe miratimi i buxheti në rast se kriza vazhdon.