Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion ka kërkuar sot nga kryesuesi i Nënkomisionit për Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, që ta rishikojë edhe njëherë tekstin e Projektligjit për Kuvendin e Kosovës.
Poashtu, gjatë takimit të sotëm komisoni në fjalë ka formuar grupin punues për analizimin e raportit me rekomandime të Avokatit të Popullit në lidhje me procedurën gjyqësore për ankesat kundër vendimeve preliminare për shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe përkrahu raportet me amendamentime për dy projektligje.
Në mbledhjen e sotme ky komision përkrahu edhe raportet me amendamente në Projektligjin për Sigurimet dhe atë për provimin e maturës shtetërore, transmeton Klan Kosova.