Lajmet e fundit

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar në parim Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016, të cilin e prezantojë Ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Hoti theksoi se në përgatitjen e buxhetit janë marrë parasysh treguesit kryesorë makroekonomikë dhe në harmoni me rregullën aktuale fiskale të deficitit buxhetor.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se rritja ekonomike për tri vitet në vazhdim pritet të jetë 4.2% e Bruto Produktit Vendor.
Poashtu bëhet e ditur se sa i përket të hyrave të përgjithshme janë planifikuar në shumën prej 1 miliard 598 milion euro që paraqet një rritje prej 4.1% krahasuar me këtë vit dhe 19% më tepër se në vitin 2014.. Sa i përket shpenzimeve janë planifikuar në shumë prej 1 miliard e 680 milion euro dhe janë 2% më të larta se së vitin 2015. Pas hapjes së diskutimeve, anëtarët e Komisionit paraqiten vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me draft buxhetin 2016 dhe nevojën e shqyrtimit të disa çështjeve me rastin e amendamentimit të Projektligjit.
Më pas, Komisioni i rekomandoi Kuvendit miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016, transmeton Klan Kosova.