Lajmet e fundit

Pas shumë diskutimeve në Komisionin për Buxhet dhe Financa është marrë vendim që projektbuxheti i vitit 2017 të procedohet për në Kryesi të Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Më katër vota "për", dhe tre "kundër" është arritur që ky projektbuxhet të procedohet për më tutje.
E gjatë mbledhjes, ministri i Financave Avdullah Hoti ka përmendur se vitin e ardhshëm vendi do të ketë një rritje ekonomike prej 4%.