Lajmet e fundit
Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, megjithëse me një varg kundërshtimesh, është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Por vlera e tij, për shkak të dallimeve në mes të raportimit të mediave dhe Qeverisë, mbetet e paqartë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ndër të tjera ka miratuar edhe Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.
Ndërsa në raportimet e para të mediave thuhej se Projektbuxheti për vitin vijues kap shifrën 1 miliardë e 590 milionë euro, në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës figuron ndryshe: 1 miliardë e 680 milionë euro.
Qeveria:
__________________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________________
Mediat:
__________________________________________________________________________________________________