Lajmet e fundit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie pas ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës, ku opozita bllokoi sërish vazhdimin e seancës duke hedhur gaz lotsjellës ën ambientet e parlamentit, ka thënë se shteti kosovar s’mund të funksionojë normalisht nëse nuk funksionon legjislativi.
“Progresi në Kosovë pamundësohet nëse parlamenti s’funksionon”, ka shkruar Delawie në profilin e tij në rrjetin social Twitter.]
https://twitter.com/AmbDelawie/status/657629350402129920
Seanca e thirrur për sot në ora 16:00 nga kryekuvendari Kadri Veseli është bllokuar. Kryesia e Kuvendit ka paralajmëruar një tjetër seancë në ora 22:00, për të cilën opozita sërish ka deklaruar se do ta pamundësojë të zhvillohet.