Lajmet e fundit

Platforma Artmotion edhe këtë të mërkurë sjell një program të pasur sportiv për adhuruesit e sportit.
Vëmendja kryesore do të jetë te ndeshjet e UEFA Champions League.
Duke filluar nga ora 18:45, në kanalin Sport 1 transmetohet përballja mes Bayer Leverkusen dhe Arsenalit.
Në mbrëmje, nga ora 21:00 zhvillohen disa sfida të tjera interesante të Champions League.
Në Sport 1 transmetohet dueli mes Paris Saint‑Germain dhe Chelsea, ndërsa në RTK 1 mund të ndiqet përballja mes Real Madrid dhe Manchester City.
Ndërkohë, në Sport 2 transmetohet ndeshja FK Bodø/Glimt – Sporting CP.
Përveç futbollit, programi përfshin edhe sporte të tjera si tenisi me turneun Indian Wells Masters, basketbollin me Ligën Unike dhe ndeshjen Golden Eagle Ylli – KB Apolonia Fier, si dhe volejbollin në CEV Champions League.