Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës e ka publikuar Programin Qeverisës 2021-2025.
Sa i përket liberalizimit të vizave theksohet se Kosova i ka përmushur të gjitha kushtet për ta përfituar lëvizjen e lirë.
Bëhet e ditur se nuk do të bëhet gabimi i njëjtë sikur edhe i qeverive të kaluara të cilët duke dhënë afate kohore se kur mund të ndodh liberalizimi.
"Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave. Shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së, Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Evropian e mbështesin dëshirën e qytetarëve të Kosovës për të mos mbetur vendi i vetëm i izoluar në Ballkan. Janë disa nga qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, të cilat ende hezitojnë".
"Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të bëjë gabimet e së kaluarës duke dhënë data të gabuara. Me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë do të punojmë me qeveritë e shteteve që ende janë skeptike që të arrijmë liberalizimin e vizave për qytetarët tanë sa më parë që të jetë e mundur".