Lajmet e fundit

Glauk Konjufca u ul sërish në karrigen që gjatë Qeverinë “Kurti 1” e ngrohu për 40 ditë.
Megjithatë, për dallim nga hera e kaluar, zgjedhja e numrit 2 të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye të kuvendit, kësaj here, nuk erdhi befasi, njofton Klan Kosova.
Emri i tij u lakua disa herë, para se i njëjti të marrë 69 vota për ta ushtruar këtë detyrë, e përkohësisht edhe atë të presidentit të vendit.
Sapo u zgjodh shef i deputetëve të legjislaturës së VIII, 40 vjeçari, tha se do të jetë i paanshëm gjatë kryerjes së kësaj detyre.
Nënkryetari i Vetëvendosjes ka 11 vjet që kur hyri për herë të parë në sallën e kuvendit, ani se fillimisht si deputet.
Megjithëkëtë, viti më i suksesshëm për njërin nga anëtarët e parë të lëvizjes Vetëvendosje, ishte 2019-ta.
Kjo ishte koha kur Konjufca u zgjodh kryetar kuvendi, derisa pas formimit të qeverisë provoi edhe kolltukun e ministrit.
https://www.youtube.com/watch?v=wTf7aTEsk20&t=36s