Lajmet e fundit

Një pedagog dhe një studente në Vlorë po procedohen në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë kërkuar ryshfet për te kaluar provimin.
Mësohet se A.Xhaferri, pedagog në universitetin Ismail Qemali, përdorte si korriere studenten 23 vjeçare E .Memaj.
U ka marrë ryshfet studenteve për te siguruar kalueshmërinë në lënden e tij. Kallëzimi ndaj pedagogut 40 vjeçar dhe studentes është bërë nga disa studente, që sipas të cilëve, ata kishin paguar 15 mijë lekë të reja me kusht që të merrnin një note kaluese.
Mbi pedagogun rëndon akuza për korrupsion pasiv dhe për "ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"./Vizionplus