Një burrë i quajtur “profesori më seksi i matematikës” po jep mësime në internet rreth dashurisë.
Mësuesi nga Brainbox, Pietro Boselli u bë i famshëm në vitin 2016 kur studentet e tij të inxhinierisë filluan t’i bënin foto ‘sekrete’ atij gjatë mësimit në Universitet dhe t’i ndanin ato në rrjete sociale.
Duke lëvizur nga sallat e leksioneve në pasarela falë pamjes së tij, 33 vjeçari është rikthyer sërish për mësime në Verona të Italisë, vitin e kaluar
Por kësaj radhe, ai ka vendosur të japë leksione nga faqja e tij zyrtare në Instagram ku numëron mbi 2.7 milionë ndjekës. Në një video, ai flet për dashurinë, transmeton Klan Kosova.
Tema ishte me titull - ‘Çfarë është dashuria (kimia e dashurisë)’. Ai shpjegon se dashuria nuk është një ndjenjë por një sistem kryesor motivues.
Më poshtë mund ta shihni videon.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.