30.09.2019 · përditësuar para 2473 dite1 min lexim
Profesori nga Kosova, Naser Ferri, ka botuar librin "Živa mitologija" (Mitologjia e Gjallë) në Entin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë (HAZU) në Split të Kroacisë.
Botimi i librit në gjuhën kroate që u mbështet financiarisht nga Qeveria e këtij vendi, u bë në kuadër të manifestimit kulturor “Knjiga Mediterana”, njofton Klan Kosova.
Librin e prezantuan akademik Nenad Cambi, doktor Marija Buzov, profesor Kristina Džin dhe doktor Vesna Lalošević.
Në këtë përurim ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.
Në këtë simpozium ndërkombëtar, Ferri me 24 shtator e ka prezantuar edhe kumtesën në gjuhë italiane me titull: I membri dell esercito romano nella Dardania romana originari da Sslona" (Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga Salona në Dardani romake).
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.