Lajmet e fundit

Gjatë bllokadës së Fakultetit të Matematikës në Universitetin e Beogradit, i cila u zhvillua në bitin 2012, në video shihet Profesor Dragoljub Keckiq i cili mundohet që të depërtojë në mesin e studentëve protestues, duke i larguar bankat dhe karriget që ishin vendosur te dera e klasës.
Videoja është publikuar tani nga një student i cili ka qenë prezent, i cili e ka cilësuar si të pa pranueshme sjelljen e profesorit të tij. Në një shkrim publikuar në gazetën serbe Kurir ai thotë:
“Kjo sjellje është e pa pranueshme, veçanërisht pasi që kjo nuk i takon një njeriu në një pozitë të tillë në fakultet”.
Duke mbetur anonim, studenti ka thënë se e ka publikuar videon që t’ia tërheq vëmendjen publikut me sjelljen e papranueshme dhe të dhunshme të mësuesve.