Profesori Samet Dalipi nga sot do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
“Me Samet Dalipin, që rrugëtimin e tij politik ka vendosur ta vazhdojë me AAK-në”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Profesor Dalipi, është një intelektual e aktivist i devotshëm i politikës në Kosovë, dhe dija e përvoja e tij, do të jenë një ndihmesë e madhe në rrugëtimin tonë të përbashkët”!
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.