Lajmet e fundit
Pjesa më e madhe e jetës tonë është puna. Shpesh nuk jemi të kënaqur me vendin dhe njerëzit me të cilët punojmë. Një punë e padëshirueshme, na e dëmton edhe shëndetin. Kjo e rrit rrezikun për depresion, probleme me gjumin dhe shumë të tjera.

Ja disa nga profesionet që ju bëjnë më të lumtur:
Klerik
Profesioni më i kënaqshëm në Amerikë është klerik. Sipas National Opinion Research Center në Universitetin e Chigagos, titulli për profesionin më të mirë i takon klerikut. Raportet tregojnë se 87% e njerëzve që punojnë si udhëheqës spiritualë, janë të kënaqur me punën e tyre.
Zjarrfikës
Mund ta mendoni si një punë të rëndë dhe të rrezikshme, por del që zjarrfikja mund të jetë njëri ndër profesionet më të mira. Sipas studimeve 80% e zjarrfikësve e duan punën e tyre dhe e bëjnë me pasion. Të qenit zjarrfikës dhe ideja se mund të shpëtosh jetë, të ruan nga depresioni.
Psikolog
Sipas një studimi të ri të publikuar nga Perspectives of Psychological Science (Perspektiva e Shkencës së Psikologjisë). Profesioni psikologut, është jo depresiv dhe gjithashtu personat që e kanë si profesion psikologjinë janë shumë të kënaqur me atë që bëjnë.