Lajmet e fundit

Nëse ende skeni ndaluar së përdoruri produktet e kozmetikës që përmbajnë grimca të vogla në preparatet tuaja atëherë sugjerimi i ekspertëve do t`iu ndërgjegjësonte lidhur me dëmet që i shkaktoni ambientit.
Granulat e vogla që gjenden në produktet tuaja të kozmetikës që përdoren çdo ditë për mirëmbajtje të lëkurës janë të përbëra nga plastika që i bëjnë mirë lëkurës por në fakt ato ndotin ambientin, transmeton Klan Kosova.
Ato gjenden në produktet e kozmetikës, pastave të dhëmbëve dhe pasi kalojnë në gpat e ujësjellësit notin ambientin.
Shumë shtete në SHBA si Neë Jersey, Maine, Illionis, Indiana, Colorado dhe Maryland kanë kërkuar nga kompanitë e kozmetikës që t`i largojnë këto mikrogranula nga produktet e tyre.
Sipas ekspertëve të estetikës, edhe të mbeturat e kafesë ndihmojnë në krijimin e preparateve shtëpiake të kozmetikës të cilat mund të ndihmojnë në stimulimin e qarkullimit të gjakut, shkrijnë celulitin, shenjat e shtatzanisë, aknet, ekzemat dhe problemet e tjera me lëkurën. / klankosova.tv