Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim mbi produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja ka bërë të ditur se nga 1 shtatori i këtij viti, këtyre produkteve do t’u duhet të iu vendosen fotografi me ngjyra apo ilustrime të tjera dhe duhet të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara nga Udhëzimi Administrativ, përcjell Klankosova.tv.
“Këto vërejtje do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen dhe produktet e reja të duhanit dhe kanë për qëllim:
- ngritjen e njohurive të duhanpirësve mbi efektet shëndetësore që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit;
- sigurimin e efektit të vazhdueshëm të vërejtjeve shëndetësore në paketimet e produkteve të duhanit;
- inkurajimin e ndërprerjes së pirjes së duhanit dhe dekurajimin e nisjen ose rinisjen e pirjes së duhanit.
Kjo masë është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit publik dhe për mbështetje të përpjekjeve për kontrollin e duhanit në nivel kombëtar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.