Producenti dhe reperi i njohur Dr.Dre njoftoi të martën se ai aktualisht është i shtruar në një spital në Los Angeles.
“Faleminderit familjes, miqve dhe fansave për interesimin dhe lutjet e tyre. Unë jam mirë dhe po marr kujdes të shkëlqyeshëm nga ekipi im mjekësor. Unë do të dalë nga spitali së shpejti dhe do të kthehem në shtëpi”, shkroi ai në një postim në Instagram.
55 vjeçari, emri i të cilit është Andre Young, nuk tregoi pse ishte shtruar në spital, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.