Lajmet e fundit

Viti 2019, është viti i parë që nga paslufta ku importi ka shënuar rënie në Kosovë. Krahas kësaj eksporti është rritur.
Taksa 100 për qind për produktet e Serbisë favorizoi në shumë aspekte Kosovën sa i përket ekonomisë por edhe punësimit, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi prodhimtaria vendore u zhvillua në përpjekje për të zëvëndësuar produktet që vinin nga shteti serb.
Në tryezën e organizuar nga Klubi i prodhuesve të Kosovës ku temë ishin efektet e tarifës, u tha se taksa ishte një stimulim për prodhuesit.
Kronikë nga Merita Neziri