Lajmet e fundit

“Trajtimi i akcizës në lëngje-stërngarkes për sektorin e pijeve joalkoolike, njëkohësisht një pengesë e madhe për afarizëm pozitiv”, ishte konferenca për media e prodhuesve të pijeve pjesë e Aleancës Kosovare të Biznesit.
Bashkim Osmani, nënkryetar i kësaj alenace dhe pronar i fabrikës së pijeve Laberion Dona, tha se Qeveria e Kosovës në theks të veçantë Ministria e Financave dhe ministrit tjera përkatëse kohën e fundit po prononcohen dhe angazhohen në krijimin e kushteve të volitshme të zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë në Kosovë.
Sipas tij veprimet e tilla do të jenë gjithmonë të mirëseardhura dhe të përkrahura nga komuniteti i biznesit, përderisa kanë për qëllim zbatimin e një qëllimi të përbashkët e që është zhvillimi i ekonomuisë së Kosovës.
“Si çdo degë e industrisë edhe ne jemi duke u ballafaquar me problem të shumta e të cilat janë të natyrave të ndryshme”, tha Osmani.
Ai shtoi se problemi kryesor është ai i politikave fiskale që udhëhiqen për lëndët e para dhe produktet që i prodhojnë. Janë pikërisht këto probleme që na kanë vënë në pozicion të pakënaqësisë së madhe, duke tentuar kështu që nëpërmes kësaj konference ti njoftojmë institucionet përgjegjëse se jemi në kushte shumë të vështira.
Prodhuesi e pijeve dhe AKB-ja kërkojnë nga të gjitha institucionet vendimarrëse që përfudnimisht të hiqet apo reduktohet taksa e akcizës së brendshme për produktet e lëngjeve dhe të nëdrpritet çdo veprim institucional, arbitrar për arkëtim të detyrueshëm të taksave për periudhën retroactive tre vjeçare, transmeton Klan Kosova.