Lajmet e fundit

Krahas ndërrimit të vendeve, prodhuesit vendorë thonë se nëpër markete ballafaqohen me trajtim jo të njëjtë karshi produkteve të importuara, sidomos kur bëhet fjalë për produktet e reja, njofton Klan Kosova.
Për të diskutuar problemet e prodhuesve me ekspozim në marketet vendore, të martën u mbajt një tryezë e organizuar nga Klubi i Prodhuesëve të Kosovës. Këtu, Zëvëndëskryeministri i kosovës Fatmir Limaj, po kërkon mirëkuptim midis prodhuesve e përfaqësuesve të supermarketeve.
Këtë gjë e kërkoi edhe Drejtori Ekzekutiv i Prodhuesve Vendorë, Astrit Panxha. Ky i bëri të ditur se në marketet kosovare vetëm 10% janë produkte vendore.
Kronikë nga Blerta Ahmeti