Rrugës për në Suharekë u ndal fillimisht te një prodhues këpucësh.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza pa nga afër punën e fabrikës "Solid", e cila i eksporton prodhimet e saj jashtë vendit, raporton Klan Kosova.
Nga këtu, ai nuk doli pa blerë diçka.
Por, Hamza nuk e pati lehtë të zgjedh cilat këpucë t’i marrë.
Megjithatë, jo veç një palë i pëlqyen.
Nikoqiri nuk hezitoi t’i propozojë diçka tjetër. Pasi dy palë këpucët i ranë tamam, Hamza i mori ato dhe i pagoi.
Nga këtu, kryetari aktual i Mitrovicës që po pretendon të bëhet edhe kryeministër shteti, ndërmarrësve iu premtoi mbështetje e lehtësira.
Hamza mori vesh këtu se pronari i “Solid”-it është i pakënaqur me qasjen aktuale refuzuese të institucioneve shtetërore karshi kësaj kompanie, sa i përket furnizimit me veshmbathje për policët dhe ushtarët.
Pasi e kreu këtë vizitë, Hamza shkoi t’i takojë suharekasit në shtëpinë e kulturës në këtë komunë.
Njëri nga ta e bëri veten të dallueshëm, jo veç me veshjen, por edhe me disa elemente tjera që lidhen me dy ish liderët e PDK-së
Suharekën, të cilën e quajti motor të ekonomisë, Hamza premtoi se do ta lidhë me tri autostrada.
Por kjo komunë pritet t’ia shohë edhe më tepër hairin Hamzës, nëse ai dhe partia e tij ia dalin ta marrin qeverinë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai tha se me PDK-në si fituese, e ardhmja e Kosovës do të jetë më e mirë.
Ish-ministri i Financave i Republikës së Kosovës, tha se qeveria e tij dhe e PDK-së do të investojnë 6 miliardë euro në infrastrukturë, ujë dhe energji, në udhëheqjen potenciale 4 vjeçare. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=NkeSfSXFVuI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.