Lajmet e fundit

Informacioni i publikuar në disa media se në bodrumet e ndërtesës së Komunës së Çairit janë bërë prodhime ilegal të atleteve të falsifikuara, është përgënjeshtruar nga drejtuesit e kësaj komune, njofton Zhurnal.
“Komuna e Çairit hedh poshtë të gjitha dezinformatat dhe spekulimet që u paraqitën në disa media në lidhje me prodhimin ilegal të atleteve të falsifikuara në bodrumet e ndërtesës së Komunës së Çairit. Komuna e Çairit kategorikisht mohon të ketë qenë lëndë e hetimit e Drejtorisë doganore ose të cilitdo institucion tjetër, qëndron në reagimin e Komunës së Çairit.
Nga atje, ftojnë Drejtorinë doganore të jep informacione shtesë dhe më detale për lokacionin ku është kryer kjo veprimtari ilegale dhe me këtë të pengohet interpretimi i gabueshëm i informacionit, njofton Zhurnal.