Për rezultatet e zgjedhjeve shkuan disa ankesa në Gjykatën Supreme.
Në mesin e tyre janë edhe dy të kandidatit për deputet, Bekim Haxhiu, që assesi s’po heq dorë nga pretendimet e tij, raporton Klan Kosova.
Madje, ky thotë se nëse edhe këtu i rrëzohen do të shkojë edhe në Kushtetuese.
Në dorë të Supremes janë edhe ankesat e partisë së Emilija Rexhepit, e cila ngriti shqetësimin se në fshatrat e banuara veç me boshnjakë vota mori subjekti i Nenad Rashiqit, ashtu si edhe koalicioni Vakat fitoi të tilla në vende ku jetojnë veç shqiptarë.
Për detaje shtesë, klikoni në kronikën e gazetares së Qëndresa Bellagoshi:
https://www.youtube.com/watch?v=6LtQEHQdVHo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.