Lajmet e fundit

Është mbajtur seanca e Kolegjit të Apelit në rastin ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë personave tjerë që akuzohen për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Gjyqtari Darios Silincki e ka lexuar lëndën duke përshkruar ankesën e avokatëe dhe pretendimet e prokurorisë mbi rastin në tërësi, njofton Klan Kosova.
Në fjalën e tij, Muja ka thënë se vendimi i tij lidhur me dhënien në shfrytëzim të një parcele nuk paraqet vepër penale, por humane, pasi si rrjedhojë e atij vendimi janë punësuar qindra persona.
Më tutje ai ka shtuar se e ka anashkaluar Kuvendin Komunal të Prizrenit me qëllim që procedurat të kryhen shpejt që investitori të mos largohet.
Ndërsa, avokati i tij, Tomë Gashi, ka deklaruar se kthimi i aktvendimit të Gjykatës së Apelit nga Gjykata Supreme është precedent i rrezikshëm, sepse krijon sistem drejtësie katër-shkallësh.
Ai ka kërkuar që të respektohet vendimi i 25 korrikut të vitit 2015, sipas të cilit rasti duhet të kthehej në rigjykim.