Ka filluar procesi i votimit nëpër të gjitha qendrat e vendvotimeve në rajonin e Klinës.
Qendra kryesore e votimeve në Klinë është hapur në ora 7:00 dhe deri në orën 8:00 kryesisht kanë votuar të moshuarit, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj pike, Rasim Millaku, i cili ka shtuar se i gjithë procesi është duke shkuar në rregull.
“Gjithçka ka filluar me rregull. Është hapur qendra kryesore e votimeve këtu në Klinë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.