Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, u takua sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.
Me këtë rast Ahmetaj shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të agjendës evropiane për Kosovën.
Ministrja e Integrimit e njoftoi të dërguarën e BE-së për vizionin e saj për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian, respsektivisht procesin e zbatimit të MSA-së rezultatet të së cilës vetëm se kanë filluar të formësohen.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Ahmetaj potencoi domosdoshmërinë dhe nevojën e madhe për qytetarët e Kosovës që ky proces sa më parë të përmbyllet, transmeton Klan Kosova.