Klan Kosova e ka përcjellur nga afër procesin zgjedhor në çdo vend të Kosovës.
Gazetarja Sala Gashi, ka qenë e angazhuar në komunat Suharekë dhe Dragash.
Lidhur me procesin zgjedhor në Suharekë, u deklarua kryetari i saj Bali Muharremaj.
Ai deklaroi se pranon rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit në këtë komunë.
"Asnjë problem se kemi pasur. Asnjë keqpërdorim se kemi pasur. Qetë, koha e mirë ka qenë. Qytetarët kanë dalur me votu", tha Muharremaj.
Në këtë komunë sipas rezultateve të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, AAK-ja renditet e treta, pas VV-së dhe LDK-së.
Por, i pari i Suharekës theksoi se paraprakisht iu besojnë rezultateve të veta.
https://www.youtube.com/watch?v=lnTbfT06nf4
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.