Lajmet e fundit

Fansat e Janet Jackson po përballen me disa vështirësi në Instagram.
Përdoruesve të cilët kanë postuar pamje nga koncertet live të këngëtares, i janë fshirë postimet nga ky rrjet social, e në disa raste edhe i është deaktivizuar llogaria.
Jackson është momentalisht në turneun e saj botëror “Unbreakable", dhe disa fansa të saj kanë deklaruar se kanë pranuar emaila nga Instagrami në të cilat thuhej se “një palë e tretë ka raportuar se përmbajtja shkel të drejtën e autorësisë së tyre”.
Megjithatë, zyrtarët e Instagram-it kanë thënë se fshierja e postimeve është bërë si pasojë e një virusi dhe se vetëm shkelësve të shpeshte do t’u mbyllet llogaria.
“E kemi identifikuar virusin që rezultoi me mbylljen e disa llogarive që nuk do të duhej të mbylleshin. Ne e kemi rregulluar këtë problem dhe jemi në proces të kthimit të llogarive të sulmuara”, ka thënë përfaqësuesi i tyre për New York Post, transmeton Klan Kosova.