Problemi i martesës së Kim Kardashian me ish-burrin Kanye West, ishte një nga temat kryesore të episodit të fundit në Keeping Up With the Kardashians.
Khloe përmes një rrëfimi zbuloi: “Kim ka qenë duke luftuar privatisht pas kamerave për marrëdhënien e saj dhe është e vështirë sepse Kim po përjeton zhgënjim dhe trishtim”.
Khloe më pas zbuloi në rrëfimin e saj se Kim kishte qenë në një ‘luftë’ me Kanye para udhëtimit në liqeni Tahore, të cilin ai nuk e ndoqi. Ajo tha: “Kim po merret me kaq shumë tani, dhe është e vështirë sepse para se të largoheshim, ajo dhe Kanye patën këtë luftë të madhe”.
Kim pastaj foli për mënyrën se si ndihet si një “dështim” sepse nuk mund të jetë lloji i gruas që i duhet Kanye. “Ndjehem si një dështim, kjo është si, një martesë e tretë. Po ndjehem si një humbëse ndaj mbretit”, tha Kim.
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt 2021, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.