Lajmet e fundit

Sheqeri i cili gjendet tek disa çamçakëzë, është një përbërje që shkakton probleme për shëndetin e dhëmbëve prandaj duhet të kemi kujdes dhe të përdorim atë pa përmbajtje sheqeri.
Sipas ekspertëve dhe stomatologëve përtypja e çamçakëzëve mund të shkaktojë simptoma të ç’rregullimeve, duke përfshirë dhimbje lidhur me muskujt e nofullës për përtypje dhe nyjet që lidhin nofullën e poshtme me kafkën.
Përdorimi i tepruar i çdo grupi të muskujve dhe çdo nyje mund të shkaktojnë dhimbje apo probleme shëndetësore duke çuar tek ngërçet e muskujve të nofullës, kokës, qafës.
Ndërsa ekspertët thonë që me kalimin e kohës nga përdorimi i çamçakëzit mund të shkaktojë dhimbje të kokës, veshëve dhëmbëve, por ata lanë të kuptohet që nëse çamçakëzi përdoret në masën e duhur nuk do të përbëjë asnjë problem për organizmin.