Lajmet e fundit
Asi spanjoll mund të dënohet me një ndeshje moslojë nëse qëndrimi i tij në tunelin e Santiago Bernabeu është përfshirë në raportin e gjyqtarit apo të delegatit të ndeshjes

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, mund të mungojë në përballjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, nëse UEFA e gjen fajtor për shkeljen e rregullave në përballjen e së mërkurës mbrëma ndaj Juventus.
Mbrojtësi ishte i suspenduar dhe shumicën e ndeshjes e ka përcjellë nga shkallët e Santiago Bernabeu, para se të zbriste tek tuneli në pesë minutat e fundit të takimit.
Pjesa ku qëndroi Ramos llogaritet si pjesë e zonës teknike dhe ai ishte aty kur gjyqtari Michael Oliver i dha një penallti Real Madrid, pasi Mehdi Benatia pengoi në zonë Lucas Vasquez, ndërsa Gianluigi Buffon u përjashtua për shkak të protestës.
Por mbrojtësi mund të dënohet vetëm nëse është i përfshirë në raportin e gjyqtarit apo të delegatit të ndeshjes dhe në asnjë rast tjetër.