Ka nisur procesi i votimit në 12 qarqet e caktuara të Shqipërisë.
Por ende pa nisur votimi në disa qendra ka pasur probleme.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në Elbasan ka vonesa në njësitë administrative. Ende nuk janë gati.
Ndërkohë në Devoll ka disa komisionerë që nuk janë paraqitur në sekondën e fundit dhe po zëvendësohen.
Mësohet se komisonerët që janë larguar janë nga të tre partitë.
Po ashtu vonesa ka pasur edhe tek qendrat e votimit tek universiteti i Vlorës për shkak të punonjësit me COVID-19.
Gjithashtu ka pasur vonesa edhe në Shijak për fillimin e procesit të votimit. Mësohet se ndërruar 3 komisionere të Partisë Socialiste.
Po ashtu ka probleme edhe me verifikimin biometrik, ku priten edhe udhëzime nga KQZ.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.