Lajmet e fundit

Nicki Minaj dhe Meek Mill po qëndrojnë mbi akull të hollë pas fjalosjes së madhe, e cila erdhi pas arrestit shtëpiak të pashmangshëm.
Burimet afër çiftit thonë se fërkimet kanë filluar kur Meek tentoi t’i bëjë presion reperes për t’i qëndruar pranë në kohën kur ai do të mbyllet në shtëpi për 90 ditë, për shkak të shkeljes së lirisë me kusht, për akuzat rreth drogës dhe armëve.
Sipas këtij burimi, Meek donte që ajo të jetojë me të në Filadelfia gjatë arrestit të tij shtëpiak.
Bëhet e ditur se Nicky u nervozua nga kjo ide, duke thënë se ajo nuk ka nevojë që ta vë jetën e saj në pritje për shkak të problemeve të tij kriminale, dhe kjo shkaktoi luftë të madhe mes tyre, e cila është ende e pazgjidhur, transmeton Klan Kosova.
Për këtë çifti thuhet se fjalosen shumë shpesh, por kjo e fundit është më e madhja nga të gjithë të tjerat.