Ndonëse pesha e pikëve nuk ka rëndësi për ta, pasi e kanë të sigurt vendin e fundit në ProCredit Superligë, Proton Cable Prizreni me angazhim fantastik po paraqitet ndaj Golden Eagle Yllit.
'Zebrat' e Arbnor Rifatit e mbyllën çerekun e parë në "Sezair Surroi" me avantazh prej nëntë pikëve, 31-22.
Loja e mirë e prizrenasëve vazhdoi edhe në 10 minutëshin e dytë, duke arritur ta fitojnë 30-28, njofton Klankosova.tv.
"Xhebrailat" rrezikojnë ta humbin vendin e katërt në tabelë nëse e humbin këtë duel, pozitë kjo e cila ia jep përparësinë e terenit vendas në çerekfinale të PlayOff-it.
Nëse Peja fiton nesër si mysafire e Bashkimit, atëherë ata do të qëndronin të katërtit.
Njëkohësisht, me fitoren eventuale të Trepçës sonte ndaj Borës, atëherë mitrovicasit do t'ia rrëmbenin vendin e parë "Arpagjik've", raporton Klankosova.tv.
Edhe Vëllaznimi - Prishtina është sfidë shumë interesante, pasi gjakovarët po synojnë t'i ikin vendit të gjashtë, kurse "Plisat" e kanë siguruar të tretin.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.