Lajmet e fundit

Ka nisur, në Prizren, protesta për kërkim të përgjegjësisë nga institucionet për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi.
Xheneta u zu nga një shtëpi e vjetër, muret e së cilës u rrëzuan, në qendrën historike të Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokrait të Kosovës ka thënë se dikush nga bartësit e institucioneve duhet që të japë përgjegjësi për vdekjen e tre vjeçares.
Të njëjtën gjë, e ka kërkuar edhe Skënder Përtreshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, që ka shprehur habinë me mosreagimin e institucioneve lidhur me këtë rast.
Dorëheqja e përgjegjësve ka qenë kryefjala e kërkesave të qytetarëve të mbledhur për të kundërshtuar, siç e kanë quajtur ata, papërgjegjësinë institucionale të treguar pas humbjes së jetës së Xhenetës.