Lajmet e fundit

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.
“Dëmi i moslejimit të pjesëmarrjes së Donikas në takimin e Këshillit të Përgjithshëm është shumë i madh, sesa pjesmëmarrja e saj në këtë takim”, shkruan Avdyl në Facebook, përcjellë Klan Kosova.
"Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd .Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është ma e madhe me ato skena te pakëndshme sesa do prodhonte një diskutim i saj aty. Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja. Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25 vjeçar e veteranëve të LDK-së veçanërisht të elektoratit tonë besnik të diasporës. Skenat e tilla nuk kanë me dëmtu asnjë individ më shumë se sa vetë LDK", ka shkruar ai.