Komuna e Prizrenit ka pranuar sot 1 mijë e 620 vaksina kundër COVID-19.
Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Xhevat Elezkurtaj, tha se mbetet me shpresë që javën e ardhshëm numri i vaksinave të jetë më i madh, njofton Klan Kosova
"Sot jemi furnizuar me 1620 vaksina kundër COVID-it, me shpresë se ky numër javën e ardhshme të jetë shumë më i madh. Sipas planifikimit nga ana e grupit nacional për vaksinim, kemi filluar me grupmoshat prej 65 -70 vjet".
Elezkurtaj falënderoi qytetarët për kulturën që treguan teksa prisnin në rend për t'u vaksinuar.
"Falënderoj këta njerëz të mirë për kulturën dhe rendin që po mbajnë në mënyrë që ekipet tona të kryjnë punën në mënyrën sa më profesionale" thotë Elezkurtaj.
Kujtojmë se në sallën "1 Tetori" mëngjesin e sotëm u shkaktua shumë tollovi teksa u dashtë të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.