Lajmet e fundit

Prizreni është i mbushur me njerëz në nëntëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Siç duket shumë kosovarë kanë vendosur që këtë ditë ta kalojnë në qytetin e bukur të Prizrenit.
Ndërsa zyrtarë të institucioneve në Prizren, të prirë nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja kanë bërë homazhe gjatë paradites në kompleksin e dëshmorëve në Landovicë, njofton Klan Kosova. Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë.